Fëmija i lindur në Hungari është quajtur “Princi i vogël”. Mediumet e botës bënë jehonë për djaloshin me flokë krejtësisht të bardha.
Kur ka lindur mjekët kanë menduar që ishte një çubardhë, mirëpo doli që vetëm flokët e tij ishin pa pigmente, transmeton Telegrafi.
Flokët e thinjura një herë ia përshkruan stresit postnatal, mirëpo dr. ZoltanKumer mohon edhe këtë mundësi.
Mjekët nga e tërë bota dhanë mendimin e tyre për këtë rast, ndërkaq kryesisht përfaqësojnë qëndrimin që flokët e tij tani për tani janë pa pigmente dhe se pas disa viteve do të nxihen.
Djaloshi në Hungari është quajtur “princi i vogël”, ndërkaq e quajnë Bence.
Në momentin e lindjes ka pasur 5.400 gamë dhe ishte i gjatë 54 cm. /Telegrafi/