Vogëlushja Leah nga Surrey i Anglisë, është befasuar këndshëm, kur në kutinë që ka hapur e ka gjetur të atin, i cili për dy muaj kishte qenë jashtë vendit.
Ai ka ardhur një ditë para ditëlindjes së saj, derisa nëna e kishte bindur se babai nuk ka mundësi që të vijë në shtëpi, sepse ka shumë punë, transmeton Telegrafi.
Pa e ditur se çka ka brenda, katërvjeçarja ka klithur nga gëzimi kur e ka parë aty brenda babain e saj.
“Si erdhe?”, e ka pyetur ajo babain, ndërsa nuk ndalonte së përqafuri.
Në videon e postuar më poshtë, shikojeni reagimin e vajzës kur u takua me të atin. /Telegrafi/
https://youtu.be/9SbayFff_V0