Tenistja numër 2 e botës, Serena Willimas befasisht është mposhtur në ndeshjen e dytë të saj pas rikthimit nga lëndimi në turneun “ASB Classic” që po zhvillohet në Zelandë të Re.
Amerikania 35-vjeçare u mposht 4-6 7-6 (7-3) 4-6 nga bashkëkombësja që renditet në pozitën e 72-të në ranglistën e ATP, Madison Brengle, raporton sportali.net.
Williams ishte kthyer të martën në fushë pas katër muajsh mungesë.
Ishte një ditë zhgënjyese për motrat Williams, pasi motra Venus u largua nga gara për shkak se pësoi një lëndim në krah.