Amanda Johnson dhe Matt Zagaja nga Shtete e Bashkuara, kanë qenë për pushime në Positano të Italisë, kur lidhja e tyre kaloi në një nivel tjetër.
Derisa po shëtisnin një bregdet dhe pozonin para kamerës, ai ra në njërin gju dhe i propozoi për martesë, transmeton Telegrafi.
Kjo e befasoi shumë të dashurën e tij, e cila reagoi e gëzuar dhe u rrëzua, derisa po e pranonte unazën.
“Ishte shumë nxehtë, ndërsa ai nuk po e hiqte xhaketën, më vonë e kuptova që e kishte mbajtur për ta fshehur kutinë e unazës” ka thënë Johnson.
Ky propozim që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, është rishfaqur në internet duke mbledhur shumë reagime pozitive. /Telegrafi/