Site icon Telegrafi

Befasohet nga i biri që i erdhi për ditëlindje, gati u rrëzua dhe nuk ndalonte së përqafuari (Video)

Moira D’Silva po e festonte ditëlindjen e 67-të me familjarët dhe miqtë, kur në restorantin që ndodhet në Murcia të Spanjës, hyri edhe i biri saj Brenton.

Me ndihëm e dy shoqeve të nënës, ai kishte udhëtuar nga Essexi i Anglisë, që të befasojë nënën të cilën nuk e kishte parë për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Në momentin që pa të birin, ajo gati ra në dysheme, pastaj nuk mund të ndalonte së përqafuari atë gjatë tërë kohës.

Më poshtë mund të shihni reagimin e saj, ndaj mysafirit të paftuar për të cilin e kishte marrë malli shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version