E kemi dëgjuar çdo mëngjes nga e hëna deri të premten teksa flet me dëgjuesit gjithandej kah arrijnë valët e “Radio Dukagjinit”.
Të gjithë e njohin zërin e saj, madje ia dinë edhe emrin, por nuk dinë më shumë për të.
Kjo është Edita Doli-Muhaxheri, moderatorja, e cila me plot optimizëm në fund të emisionit u drejtohet dëgjuesve: Dhuroni sa më shumë dashuri, por pa hile!
E pikërisht në ditët e sotme, para dhjetë vjetëve, moderatorja u ul para mikrofonit të artë të radios për të filluar një epokë të re në karrierë, transmeton Telegrafi.
Me rastin e kësaj date të shënuar, Editës i ishte përgatitur një befasi kolegët e radios më të dëgjuar në vend – Dukagjinit.
Edita me sukses drejton emisionin e njohur “Radar”, ku përpos që bashkëbisedon me dëgjuesit, atë e kemi parë edhe në aktivitete të ndryshme argëtuese me dëgjuesit besnikë.
Kujtojmë se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar “Radar” festoi katër vjetorin e transmetimit në RTV Dukagjini. /Telegrafi/