Telegrafi

Befasohet kur sheh arinjtë e vegjël në pishinën e shtëpisë së tij (Video)

Dusatin Castor ka mbetur i habitur kur arriti në shtëpinë e tij në Floridë të Shteteve të Bashkuara, dhe aty gjeti dy arinj të vegjël që po luanin në pishinë.

Pronari 36-vjeçar i ka filmuar arinjtë teksa qëndronin të qetë, megjithëse nuk kishin pranë nënën dhe janë në moshë të re, transmeton Telegrafi.

“Është eksperiencë shumë e rrallë, të shihen të pashoqëruar nga e ëma. E aq më pak t’i gjesh në kopshtin pas shtëpisë”, ka thënë Castor.

Mësohet se arinjtë kanë qëndruar rreth 15 minuta në pronën e tij, para se të dalin nga rrethoja dhe të kthehen në vendbanimin e tyre. /Telegrafi/