Derisa përpiqej të mblidhte frute, një banor i Brisbanes së Australisë, u befasua keq nga një gjarpër i fshehur në shkurre.
Zvarraniku qëndronte fshehur dhe i gatshëm të sulmonte në çdo moment, derisa rrinte afër pemës së ngjashme me fikun, transmeton Telegrafi.
“Kur frikësohesh se do të del ndonjë merimangë dhe papritmas sheh një piton, ndërsa vazhdon duke thënë se është vetëm një gjarpër. Situata më australiane e mundshme” e ka përshkruar ai ngjarjen.
Shikuesit kanë mbetur të habitur, se sa pranë i shkoi dhe nuk pësoi ndonjë sulm të befasishëm. /Telegrafi/