Telegrafi

Befasohet Fiorentina, mposhtet Lazio

Henry Gimenez shënoi golin e parë për Bolognan (28’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë Marco Di Vaio dyfishoi epërsinë.

Krejt çka bënë lojtarët me fanellat vjollce deri në fund të ndeshjes, ishte një gol i shënuar nga Adrian Mutu (51’).

Edhe Lazio ka pësuar humbje, këtë radhë si mysafir i Atalantas në Bergamo, me rezultat 3-0.

Të tre golat e vendasve u shënuan në pjesën e parë, ndërsa realizues ishin Cristiano Doni (5’ dhe 8’) dhe Simone Padoin (35’). /Telegrafi/