Basketbollisti i Houston Rockets, Chinanu Onuaku ka befasuar publikun amerikan shkaku i mënyrës së ekzekutimit të gjuajtjeve të lira.
Basketbollisti 19-vjeçar nuk ka bërë gjuajtje të lira në mënyrë tradicionale. Ai hodhi topin në kosh me dy duar.
Houston ka shënuar fitoren në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Pekin kundër New Orleans Pelicans me rezultat 116:104.
Ndërkohë, liga më e fortë në basketboll, NBA do të fillojë më 28 tetor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=roxj-So4gyY