Nusja dhe dhëndri, që kishin zgjedhur të kurorëzohen në një qendër me akuariume në Connecticut të Shteteve të Bashkuara, janë befasuar nga një balenë e vogël që iu ka shkuar pranë.
Fotografia ku shfaqet gjallesa prapa ofiqarit, ka bërë xhiro në rrjetet sociale duke marrë shumë pëlqime, por edhe disa editime, transmeton Telegrafi.
Njohësit e efekteve kompjuterike, kanë bërë ndërhyrje të ndryshme, duke improvizuar mahi lidhur me rastin.
Para balenës është vënë një kuti që shkruan se ai është i zhveshur, derisa në imazhin tjetër shihet teksa është vet duke u martuar.
“Sigurisht është shfaqur kur zyrtari e ka pyetur, nëse dikush ka diçka kundër, por nuk ka mund të fliste” është një nga komentet e shumta lidhur me ngjarjen. /Telegrafi/