Dardanët kanë përgatitur një befasi për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë sonte ndaj Malit të Zi.
Përfaqësuesja jonë është nikoqir i malazezëve në ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Edhe për këtë ndeshje tifozët e Kosovës kanë përgatitur një befasi të këndshme në fillim të këtij takimi.
Dardanët kanë përgatitur një baner që do të shfaqet në fillimin e ndeshjes me shprehjen e famshme “Besa besë besën ta kam dhanë…” dhe do të këndohet nga të gjithë tifozët e po ashtu edhe do të ndizen dritat e telefonave.
Kosovës do t’i duhet sonte vetëm fitorja në mënyrë që të vazhdojmë ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Anglia është aktualisht lider i Grupit A me 12 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke, Përfaqësuesja jonë me tetë, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri. /Telegrafi/