Ky artikull përmban ‘spoilers’
Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ka bërë një paraqitje të shkurtër në sezonin e fundit të Emily in Paris.
Gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron u shfaq në pjesën e dytë të sezonit të katërt, pjesa që u lansua sot [të enjten] në Netflix.
Macron, 71-vjeçe, është shfaqur në një skenë të shkurtër në të cilën ajo pozon për një selfie me personazhin Emily në një restorant.
Collins thotë se ideja për paraqitjen e saj, lindi kur ajo dhe krijuesi i serialit Darren Star u takuan me zonjën Macron në Pallatin Élysée në dhjetor të vitit 2022.
Zonja e Parë përmendet faktikisht edhe në sezonin e parë, por kjo është paraqitja e saj e parë prej vërteti në këtë serial.
“Ajo është një fanse e madhe e serialit dhe e mori me humor të madh, kur e pa se e kemi përmendur në sezonin e parë”, tha Collins për Elle.
Në skenën ku Zonja e Parë shfaqet prej vërteti, personazhi Emily i afrohet zonjës Macron, derisa ajo qëndron e ulur në një restorant me dy gra të tjera në një restorant.
Zonja e Parë largon rojen e saj të sigurisë ndërsa Emily shpjegon se ajo është personi që qëndron pas llogarisë në Instagram “Emily në Paris”.
Pas një shkëmbimi të shkurtër, Emily bën një selfie me zonjën Macron dhe e poston në Instagram, me postimin që përfshin hashtagun #makeiticonic, një slogan i Presidentit Macron për të tërhequr investitorë të huaj në Francë. /Telegrafi/