Suzanne Rooney nga Portadown i Irlandës, i ka lidhur tri dhurata mbi derë dhe i kërkoi të birit Kurtis, që të shkonte për t’i marrë.
Por, shtatëvjeçari ka menduar se përjashta ishte ndonjë vizitor i padëshiruar, ndërsa ka nisur të bërtiste me sa fuqi që kishte, transmeton Telegrafi.
“Pësoi emocione të përziera, pasi nuk u frikësua aq shumë, por u gëzua. Fëmijët po presin me padurim fillimin e festës, për të hapur dhuratat”, ka thënë Rooney lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni reagimin e pa pritshëm të fëmijës, ndërsa i kërkonte motrës dhe vëllait që t’i afroheshin për të parë çfarë ndodhi. /Telegrafi/
https://youtu.be/yeqyszIc4uU