Enisi është transferuar te skuadra ferizajase, Kastrioti. Një gjë të tillë ai e konfirmoi në një prononcim për Arena.
Ndër arsyet e largimit, Kabashi përmend kushtet financiare. “Kohëve të fundit pati rënie nga ana financiare dhe kryesia u tregua korrekte duke më informuar me situatën e re. E di se është keq që tani po largohem, pasi është mesi i tetorit, por pas ofertës së bërë nga Kastrioti vendosa të ndërroja ambient. Oferta e tyre ishte mjaft e mirë dhe shpresoj se do ta ndihmoj këtë klub duke dhënë maksimumin nga vetja”, u shpreh Kabashi. /Tribuna/Telegrafi/