Site icon Telegrafi

Dukagjini merr fitoren e parë në Superligën e Kosovës, mposht Trepçën ’89

Dukagjini ka shkaktuar befasi në javën e tetë të Superligës së Kosovës, pasi e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0, që njëherësh është edhe fitorja e parë e tyre në këtë sezon.

Skuadra nga qyteti i Mitrovicës filloi me një dominim të lehtë të ndeshjes, mirëpo vendasit arritën të këndellën më pas.

Dukagjini bëri gjuajtjen e parë në drejtim të portës së Trepçës ’89 me anë të Mormullakut, mirëpo goditjen e tij e priti Asare.

Vendasit kishin disa raste të mira për të shënuar gol, por ishte minuta 41-të ajo që u tregua vendimtare, pasi në portën e mysafirëve shënoi Husein Demiri pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën nuk munguan rastet.

Dukagjini ishte shumë afër ta dyfishonte epërsinë në minutën e 51-të, mirëpo lëshuan rastin e artë.

Trepça ’89 tentoi deri në fund që t’i barazonte shifrat, mirëpo vendasit u fokusuan më shumë në fazën defanzive për ta ruajtur rezultatin.

Pas xhiros së tetë, Trepça ’89 gjendet në pozitën e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Dukagjini në të fundit me katër sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version