Telegrafi

Befasia e Capital T, këngë me Lloyd Banks

Capital T duket se nuk e lëshoi aq lehtë rastin për të bashkëpunuar me një fytyrë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa këtë krijuesi i hitit “Ti Je Ma e Mira” pritet ta bëjë derisa Lloyd Banks do qëndrojë në Kosovë, raporton portali LajmeShqip.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar rreth kësaj, mirëpo Telegrafi do të tentojë që ta kontaktojë reperin për të mësuar diçka për këto spekulime. Në intervistën e dhënë kohë më parë për Telegrafin, Capital T i pyetur se me cilin prej reperëve amerikanë do të kishte dëshirë të bashkëpunonte tha:

“Hmmmmm ka shumë që më pelqejnë. Në fakt, nuk e di kë do ta kisha zgjedhur, por…së shpejti do të ketë befasi në këtë aspekt”, theksoi Capital T në intervistën e dhënë në shkurt të këtij viti.

Reperi i cili njihet për hitet e tij “Hands Up” dhe “Beamer, Benz or Bentley”, Lloyd Banks, do të mbajë koncert në Prishtinë më 10 korrik. /Telegrafi/