Telegrafi

Befasia Behgjet Pacolli! (Sondazh)

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli radhitet si lideri i tretë politik më i pëlqyer nga opinionin publik.

Lideri i AKR-së më së shumti pëlqehet në Komunën e Prizrenit, me 73% ndërsa më së paku në Komunën e Mitrovicës me vetëm 38%, edhe pse partia e tij udhëheqë me këtë komunë.

Viti 2009 është viti kur Pacolli ka pasur popullaritetin më të lartë në këto 15 vite sa është bërë hulumtimi, ndërkaq popullariteti, pëlqyeshmëria nga popullata për të ka rënë në vitin 2015.

Lexo po ashtu Pëlqyeshmëria e popullatës për Albin Kurtin (Sondazh)

Këto të dhëna janë publikuar nga Visar Berisha, menaxhues i projektit të Kantar TNS, Index Kosova në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit. Hulumtimi është bërë nga viti 2003 deri në këtë vit dhe matja është bërë çdo gjashtë muaj.

Matja e opinionit publik për Behgjet Pacollin
Lexo po ashtu Kjo është lista e pëlqyeshmërisë së liderëve kosovarë sipas hulumtimit të "Kantar TNS"