Dioni (12) dhe Ledioni Kolgeci (10) janë dy futbollistët e para kosovarë të FC Ballkanit që kanë dal pozitiv me coronavirus.
Lajmi ishte bërë i ditur dy javë më parë edhe në faqen zyrtare të klubit suharekas të Ballkanit të cilët kanë njoftuar për rastin dhe duke iu uruar shërim të shpejtë dyshes së talentuar.
Që nga ajo kohë kjo dyshe ka qëndruar në karantinë në shtëpinë e tyre, nën përkujdesjen e prindërve.
Sot, babai i dy talentëve ka postuar disa fotografi fantastike.
Stafi i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës kishte shkruar në veshjet e tyre, FC Ballkani, numrin 10 dhe mbiemrin Kolgeci, duke u dhënë përkrahje morale dy futbollistëve ta kalojnë këtë virus.
“Gjatë marrjes së mostrave, surprizë e këndshme nga stafi epidemiologjik! Faleminderit”, shkroi Kolgeci. /Telegrafi/