Në turneun e hapur të tenisit, US Open është shkaktuar befasia më e madhe!
Tenisti i pestë në botë, ka përfunduar pjesëmarrjen në rrethin e dytë pas humbjes prej lojtarit që renditet në vendin e 120-të në botë, transmeton Telegrafi.
Tenisti kanadez me prejardhje malazeze, Milos Raonic ka pësuar humbje të papritur prej amerikanit, Ryan Harrison.
Ky i fundit arriti të triumfoi me rezultat 3:1, përkatësisht në sete (6-7, 7-5, 7-5, 6-1).
Në takimet tjera vlen të theksohet se spanjolli Rafael Nadal nuk ka lejuar befasi duke mposhtur Andreas Seppin me rezultat 3:0, në sete (6-0, 7-5, 6-1). /Telegrafi/