Site icon Telegrafi

Befasi në riformatimin e Qeverisë: Këta janë zv/kryeministrat dhe ministrat e rinj (Video)

Nga burime brenda Qeverisë, RTV Dukagjini ka mësuar se dy partitë e mëdha tashme janë dakorduar për riformatim brenda kabinetit qeveritar.

Sipas këtyre burimeve, Hajredin Kuçi do të marr postin e Zëvendëskryeministrit, ndërsa Arsim Bajrami  do të emërohet ministër i Drejtësisë. Krejt kjo do të ndodh për shkak të problemeve në arsim të lartë, veçanërisht pas dështimit të zgjedhjes se rektorit të Universitetit të Prishtinës, ku kandidati i mbështetur nga ministri Bajrami, Lul Raka, dështoi të marr më shumë se katër vota.

Burimet më tej kanë treguar se pozitën e minisitrit të Arsimit pritet ta marr Enver Hoxhaj, pasi PDK ka vlerësuar punën e këtij të fundit derisa ishte ministër i Arsimit.

Sipas asaj që merr vesh RTV Dukagjini, ndryshime do të ketë edhe te Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme.

Ministrinë e Jashtme pritet ta marr LDK, ndërsa ministër të emërohet Skender Hyseni, kurse Ministrinë e Brendshme PDK dhe këtë pozitë pritet ta zë Gani Koci.

Në bazë të kësaj marrëveshje, ndryshim tjetër është ndarja e dy pozitave të Kujtim Shalës, i cili do të mbetet vetëm  Zëvendëskryeministër, ndërsa ministër i Kulturës pritet të emërohet Sali Morina nga LDK-ja. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fIIGCXl7p1U

Exit mobile version