Tenisti më i miri në botë aktualisht Andy Murray, pësoi humbje prej Ramos Vinolasit në Masters të Monte Carlos.
Spanjolli triumfoi kundër britanikut pas një ndeshje që zgjati dy orë e 35 minuta në saje të rezultatit 2-1, në sete 2: 6, 6: 2, 7: 5.
Megjithëse fitoren e kishte në dorë fal të një ‘set-match point’, Murray nuk arriti të triumfonte kundër spanjollit, i cili u konsideruar si ‘autsajder’.
Ndryshe, spanjolli në çerekfinale do të luajë kundër Marin Kiliçit, i cili mundi Tomas Berdych me rezultat 2-0. /Telegrafi/