Site icon Telegrafi

Befasi në Ligën Premier: Arteta mund të rikthehet te City pas Arsenalit

Që kur iu bashkua Arsenalit në dimrin e vitit 2019, Mikel Arteta ka përmirësuar klubin ndjeshëm.

Spanjolli e ka udhëhequr skuadrën e veriut të Londrës në dy gara të njëpasnjëshme për titullin e Ligës Premier kundër Manchester Cityt.

Philippe Senderos ka deklaruar se Arteta mund të rikthehet te “Citizens” në të ardhmen kur të vendosë të largohet nga Arsenali dhe mund të jetë pasuesi i Pep Guardiolës.

Lexo po ashtu Ylli i rivalit të Ligës Premier i thotë "po" Artetas - mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve

Duke folur për CasinoHawks, Senderos tha: “Mikel Arteta ka qenë më parë te Manchester City, kështu që nuk i dihet kurrë. Karriera e lojtarëve dhe trajnerëve shpesh të befason. Por nëse ai largohet nga Arsenali, nuk do të jetë sepse dëshiron të largohet me patjetër, por thjesht për të kërkuar një sfidë të re – gjëra të tilla ndodhin në futboll”.

Megjithatë, Senderos shtoi se nëse Arteta vendos të kalojë pjesën më të madhe të karrierës te Arsenali, ai mund të ndjekë gjurmët e Arsene Wengerit dhe të qëndrojë për një kohë të gjatë në krye të klubit.

Lexo po ashtu Arsenali sfidon Real Madridin për një nga mesfushorët me të ardhme të ndritur në Evropë

“Mikel Arteta mund të qëndrojë në klub për aq kohë sa Arsene Wenger. Ky është një klub që kërkon stabilitet dhe i jep trajnerit mundësinë të ndërtojë diçka. Ka një vazhdimësi në vendimet dhe veprimet e tij, dhe suksesi do të vijë. Do të jetë e mrekullueshme ta shohim kur të ndodhë”, potencoi më tej ai.

Spanjolli me shumë gjasa do të vazhdojë te Arsenali edhe për disa vite të tjera, pasi dëshiron të krijojë trashëgiminë e tij me “Topçinjtë”, skuadër me të cilën kaloi edhe pesë vitet e fundit të karrierës si lojtar. /Telegrafi/

Exit mobile version