Bayern Munich është mposhtur pas penalltive me rezultat të ngushtë (6-5) nga Holstein Kiel në kuadër të fazës së 1/16-të në DFB Pokal, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 2-2.
Bavarezët kanë humbur në penallti nga Holstein Keil dhe janë eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bavarezëve, por të dyja skuadrat arritën ta gjejnë nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan Bayerni me anë të Serge Gnabryt (14’), i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Thomas Muller.
Bayerni tentoi me disa raste të gjej edhe golin e dytë, por atë e gjeten vetëm vendasit me anë të Fin Bartels (37’), i cili shënoi për 1-1.
Level at the break.
🔴⚪🔵 #KSVFCB pic.twitter.com/USA4c48tWd
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) January 13, 2021
Në pjesën e dytë përsëri ishte Bayerni që diktoi tempin e lojës dhe krijoi më shumë, por edhe pse gjeti golin herët, në fund u ndëshkuan edhe pranuan gol.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 47-të dhe ishte Leroy Sane, i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 1-2.
Kur pritej që Bayerni ta siguronte kalimin, në minutat shtesë në skenë doli Hauke Wahl, i cili shënoi për 2-2 dhe dërgoi ekipet në vazhdime.
Es geht in die Verlängerung. #KSVFCB pic.twitter.com/xWq3BgHD6h
— FC Bayern München (@FCBayern) January 13, 2021
Në vazhdime, Bayerni ishte skuadër më e mirë, por nuk arriti ta bëjë diferencën me gola dhe fituesi u desh të përcaktohej nga penalltitë.
Në penallti më të saktë ishin lojtarët vendas të cilët fituan 6-5 dhe me këtë fitore kaluan në fazën tjetër të DFB Pokal.
Das ist unglaublich. Wir sind in der nächsten Runde! #DFBPokal
_#KSVFCB #KielAhoi #Holstein #Kiel— HOLSTE1N K1EL (@Holstein_Kiel) January 13, 2021
Në fazën e 1/8-tës, Holstein Keil do të takohen me Darmstadtin që triumfoi ndaj Dynamo Dresdenit. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1349460580239867906