Sebastian Vettel ka pranuar se problemet e Ferrarit në fillim të këtij sezoni në Formula 1 i kanë zënë ata në “befasi”.
Por, ai nuk beson se kjo ka ndodhur si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për ta zënë Mercedesin. “Scuderia” e humbi një bolid për shkak të një problemi në secilën prej dy garave të para.
Kimi Raikkonen nuk e përfundoi garën në Australi, kurse Vettel nuk ishte në gjendje as të nisej në Brazil. Ish kampioni i botës ka pranuar se telashet u kanë ardhur si befasi.
“Jo, nuk e kemi pritur”, deklaroi Vettel për “Sky Sports News HQ”.
“Ne i kemi rregulluar problemet tona gjatë dimrit dhe fillimi i sezonit na ka zënë në befasi me atë që na ka ndodhur deri më tani. Sërish erdhi një befasi andaj duhet ta kuptojmë çfarë ndodhi dhe të mësojmë nga gabimet”, u shpreh ai.