Site icon Telegrafi

“Beetroot Academy” ofron kursin për React JS – Javascript gjuha që është përdorur për Instagram, Netflix, Facebook e Pinterest

React JS ka arritur që për një kohë të shkurtë të bëhet udhëheqës në zhvillimin e front-end, dhe ka arsye për të qenë i tillë. Vetëm për disa vjet, React JS u bë një ndër ‘framework’ më të përdorura të JavaScript.

Shumica e kompanive të zhvillimit të web-it po ndërtojnë aplikacione komplekse me React JS për shkak të karakteristikave të tij të dobishme dhe përshtatshmërisë së lehtë. Kjo është arsyeja pse React JS është një ndër profilet më të kërkuara kohëve të fundit. React JS është përdorur edhe në zhvillimin e platformave si Instagram, Facebook, Netflix, Dropbox, Udemy, AirBnb, New York Times etj.

Kursi React JS ka 36 njësi mësimore dhe 64 orë praktike. Orari i mësimit është 3 herë në javë (2+2+4).

Kursi është i përgatitur në atë mënyrë që trajnerët fokusohen në shkathtësitë praktike gjatë mësimit.

Për lehtësim të qasjes së studentëve në materiale, kemi Learning Menagement System (LMS), ku gjenden materialet mësimore, videot, testet, burime të ndryshme etj.

Secili student mund të komunikojë drejtpërdrejt me trajnerin për çdo pyetje apo nevojë që ka në lidhje me kursin.

Gjatë kursit, studentët punojnë në dy projekte: Filma dhe Kurse, duke u përqendruar vetëm në front-end.

Qëllimet e projekteve:

– të mësohet si të punohet me React JS duke krijuar projekt nga fillimi;

– përgatitja e studentëve për aplikim për punë.

Exit mobile version