Beerfest Kosova 6 edhe këtë verë shndërron Sheshin “Zahir Pajaziti” në një prej skenave më të mëdha të këtij vendi duke prezantuar artistë të ndryshëm.
Ky festival mirëpret qytetarë e ndërkombëtarë të ndryshëm, duke filluar prej datës 29 korrik deri me datën 31 Korrik nga ora 12:00 e mesditës deri në orët e vona të mbrëmjes.
Artistë ndërkombëtarë dhe lokal do të pushtojnë skenën e këtij festivali duke u kujdesur për kënaqësitë e vizitorëve.
Lojërat e ndryshme, befasitë si dhe muzika më e mirë në vend, do të jenë vetëm një pjesë e këtij festivali.
Njëzet lloje të ndryshme të birrave, 50 kompani participuese ftojnë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festivalit më të madh në vend.