Site icon Telegrafi

Beduinët përdorin metodë të pazakontë, për të vërtetuar nëse të akuzuarit po gënjejnë apo tregojnë të vërtetën (Video)

Një grua në Egjipt është akuzuar nga bashkëshorti dhe familja se kishte vjedhur dymijë dollarë. E një ritual i “lashtë” do të tregojë nëse ajo vërtet ka kryer veprën penale. Nëse e djeg gjuhën – atëherë ajo është fajtore.

Këtij rituali i nënshtrohen personat që akuzohen për vepra të ndryshme, dhe në momentin që me gjuhë e prekin hekurin e nxehtë dhe ndjenjë djegie – atëherë është shenjë që është fajtor, transmeton Telegrafi.

Ky sistem funksionon “në sistemin e drejtësisë” së beduinëve arabë, kurse Ovajmer Amer Ajar është gjyqtari i këtij gjyqi. Ai këtë detyrë e mori përsipër ku për 14 vite e praktikoi tek familjarët e tij.

Rituali llogaritet të jetë i vjetër afro 300 vite. E gruaja e akuzuar është dashur ta lëpijë hekurin e nxehtë tre herë. Në fund ka “treguar” që nuk është fajtore.

“Nuk është fajtore. Ju betohem, se nuk është fajtore. Urime”, thotë gjyqtari duke e treguar kështu gjuhën e kësaj gruaje.

E pasi që përfundoi rituali, ajo është detyruar t’i rikthehet familjes dhe ta vazhdojë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

“Vijnë tek ne dhe të dy palët duan ta konfirmojnë nëse është e pafajshme, duke kërkuar drejtësi. E ne duhet të gjykojmë drejtë”, thotë gjyqtari.

“Egjiptianët e kuptojnë se është një mënyrë efikase që të kuptohet çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Të gjithë filluan të vijnë tek ne në vend se t’i lajmërojnë rastet në polici”, thotë asistenti i gjykatësi Hamid Amer Ajad. /Telegrafi/

https://twitter.com/Bodljikava/status/1130487490354319361

Exit mobile version