Ministri i Financave, Bedri Hamza, është zgjedhur kryetar nga Kuvendi Zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë.
Me 159 vota të fituara ai do të udhëheqë degën e PDK-së si kryetar partie, raporton Telegrafi.
Ndërkaq, Hamza ka qenë në garë me kundërkandidatin e tij Eset Ujkanin, i cili nuk arriti ta fitojë këtë garë për të parin e PDK dega në Mitrovicë.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur edhe të shtunën dy kuvende zgjedhore të degëve në komunat e Ferizajt dhe Klinës.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë.
Ndërsa po ashtu, Sokol Bashota është zgjedhur me unanimitet të plotë kryetar i Degës së PDK-së në Klinë. /Telegrafi/