Site icon Telegrafi

Bedri Hamza viziton pemëtarët në Kovragë të Istogut: Do ta rrisim mbështetjen për bujqit dhe do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot pemëtarët e Kovragës së Istogut.

Hamza ka premtuar mbështetje për të gjithë bujqit në Kosovë dhe mbrojtje të punës së tyre.

Ai ka thënë se me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesin në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojnë prodhimtarinë e tyre.

“Na kemi probleme si Kosovë e një prej problemeve është deficiti i lartë tregtar. Është papunësia. Deficiti i lartë tregtar ndodhë, sepse ne importojmë. Kur të hysh në këto miliarda importe, del që qindra miliona importojmë produkte që mundemi me i prodhu në vendin tonë. Mirëpo, duhet me i përkrah bujqit. Prandaj, në program jam fokusuar në rritjen dhe zgjerimin e subvencionimit për bujqësinë, shërbimet këshillimore, lehtësimin e qasjes në financa dhe sigurimin e kulturave bujqësore”, ka theksuar ai.

Hamza ka thënë se sa më shumë që të rrisim asortimentin e produkteve që i prodhojmë në vend dhe e përmirësojmë standardin, aq më shumë punësojmë qytetarë, paguhen taksa, rritet buxheti i shtetit dhe rritet ekonomia./Telegrafi/

Exit mobile version