Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani, ka shprehur bindjen e tij se partia do të dalë fitimtare në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Përmes një postimi, Shabani falënderoi qytetarët për mbështetjen masive dhe theksoi besimin e tij në vizionin dhe ekipin e PDK-së.
“Falë përkrahjes së madhe të qytetarëve, PDK do të jetë fituese më 9 shkurt. Llapjanët dhe gjithë qytetarët e Kosovës nuk e durojnë mashtrimin. Mbi të gjitha, vlerësojnë drejt se çka është mirë për vendin dhe mirëqenien e tyre! Si gjithë Kosova, edhe Llapjanët po i thonë PO Bedri Hamzës për Kryeministër,” ka shkruar Shabani.
Ai gjithashtu përmendi entuziazmin dhe pjesëmarrjen masive në tubimin qendror të PDK-së në Podujevë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të fuqisë së mbështetjes për planin e partisë.
“Me profesionistët që ka PDK-ja, të udhëhequr nga Bedri Hamza, Kosova mundet dhe do të jetë më mirë!” përfundoi Shabani, duke shprehur optimizëm për të ardhmen e vendit.