Site icon Telegrafi

Bedri Hamza: Në Drenasin e dëshmuar, në Drenasin e bashkuar për Kosovën që mundet ma mirë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim parazgjedhor në Drenas.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se sonte janë në Drenasin e dëshmuar. “Në Drenasin e bashkuar për Kosovën që mundet ma mirë”.

“Ky është momenti ynë. Një moment kur nuk e pranojmë më këtë gjendje, por duam që ta bëjmë më mirë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Tutja ai ka thënë se “një moment ku së bashku me të gjithë qytetarët, pa dallime, po ecim drejt një rruge ku mundësitë do të jenë të shumta për të gjithë”.

“Shpirti fitimtar është kudo tani, sepse Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Exit mobile version