Site icon Telegrafi

Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka mbajtur një takim edhe me banorët e Gremës së Ferizajt.

Hamza ka thënë se janë bashkuar për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve, për të mirën e çdo qytetari, sepse Kosova mundet ma mirë për të gjithë.

“Fshat pas fshati, arritëm në Gremë. Mbrëmje e mrekullueshme me banorët e këtij fshati të Ferizajt. Jemi bashkuar për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve, për të mirën e çdo qytetari, sepse Kosova mundet ma mirë për të gjithë”, ka shkruar Hamza.

Ai tutje ka theksuar se Kosova duhet të ecë përpara dhe e diela e 9 shkurtit është një shans që nuk guxojmë ta humbim.

PDK mban numrin 131./Telegrafi/

Exit mobile version