Telegrafi

Bedri Hamza, kandidati më i votuar në Mitrovicë nga PDK

Kandidati për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza është kandidati më i votuar nga kjo parti në Komunën e Mitrovicës.

Sipas burimeve të Telegrafit, pas Hamzës  i cili ka marr përafërsisht 5.000 vota, vjen kandidati Rrustem Musa i cili ka marrë rreth 3.000 vota, më pas kandidatja për deputete Vesa Broja e cila ka marrë rreth 2.600 vota, ndërsa ish-deputetja Valdete Idrizi në këto zgjedhje ka marrë 2.100 vota.

Ndërsa, i pari i listës së PDK-së, Enver Hoxhaj deri më tash ka marrë 4.095 vota në këtë komunë.

Ndërkaq, kujtojmë që këto nuk janë votat përfundimtare, pasi janë duke u numëruar edhe votat e 12 vendvotimeve tjera në këtë komunë. /Telegrafi/