Telegrafi

Bedri Hamza, kandidat për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë, shkruan Telegrafi.

Hamza kandidaturën e tij e paraqiti sot në mbledhjen e kryesisë cila u mbajt në selinë e PDK-së, dega Mitrovicë.

Ndërkaq, zgjedhjet e brendshme në këtë degë do të mbahen më 28 prill.

Kujtojmë se PDK është në përfundim të zgjedhjeve nëpër degë dhe në muajin maj pritet të mbahet Konventa e kësaj partie ku do zgjedhën organet e reja drejtuese. / Telegrafi/