Bedri Hamza, pas fitores në zgjedhjet e 17 tetorit pa balotazh për Mitrovicë, ka dhënë sot dorëheqje prej postit të nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Hamza përmes një postimi në Facebook.
“Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe privilegj të jem përfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi të ju shërbej si kryetar i komunës. Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë! I juaji, Bedriu”, shkruan Hamza.
Hamza mori 53% të votave në raundin e parë, duke mposhtur bindshëm kryetarin e deritashëm të Mitrovicës, kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtirin.