Në gjykatën e Shkupit ka filluar seanca gjyqësore “Titanik 2”, ku të akuzuar janë Menduh Thaçi, Shasho Mijallkov, Bedredin Ibraimi, si dhe disa anëtarë të KSHZ-së.
Në fillim të seancës gjykatësi Osman Shabani kishte kërkuar nga Tv Sitel që të fshij pamjet filmike të marra brenda në sallë, ku shihet edhe gjykatësi Shabani, përcjell Telegerafi Maqedoni.
I akuzuari Bedredin Ibraimi, ish-anëtarë i KSHZ-së, tha se dëmi në lëndën kundër tij, është 75% e rrogës së prokurores speciale, Fatime Fetai.
Sipas tij, Specialja vepron si ndëshkuese, dhe se dëshmitë janë të rrejshme dhe nuk ekzistojnë.
“Me mashtrime, paramendime dhe dëshmi të rreme kanë bërë një konstrukt juridik”, tha Ibraimi, duke shtuar se votimi në KSHZ nuk bëhet me mbivotim, siç qëndron në akuzë, por me shumicë votash.
Të akuzuarit ngarkohen për pengim të procesit demokratik të zgjedhjeve./Telegrafi/