Site icon Telegrafi

Beckinsale: Ha më shumë kur e vesh kostumin e ngushtë (Foto)

Protagonistja kryesore e pesë filmave të sagës “Underëorld”, Kate Beckinsale, ka zbuluar sekretin e formave të saj të përkryera që dalin në pah kur ajo vesh kostumin e ngushtë të personazhit të saj.

“Nuk duhet të jesh shumë elegante kur vesh një kostum të ngushtë, pasi nuk duhet të dukesh sikur humb në të. Ha më shumë kur duhet ta vesh atë kostum dhe e lë pas dore palestrën”, ka thënë aktorja britanike për The Sun on Sunday, transmeton TCH.

Kate Beckinsale në kostumin e njohur

Gjithsesi, Kate shprehet se gjithmonë ekziston frika se mund ta ekzagjerosh me të ngrënë.

“Duhet të ha më shumë apo tani jam mirë kështu? Këto janë pyetjet që i bëj gjithmonë vetes. Është shumë e rëndësishme që të mos jesh e dobët”, ka shtuar Beckinsale.

Exit mobile version