“Beckhamët” raportohet se kanë vendosur të rikthehen në ekranet televizive pas 11 vjetëve, kur kishte pësuar fiasko shou televiziv “Coming to America”.
David dhe Victoria thuhet se do të startojnë me shoun televiziv të stilit të Kardashianëve, ku thuhet se tashmë kanë filluar negociatat me televizionin E! Entertainment.
Sipas të përditshmes angleze “Star”, çifti ka kohë që ka filluar bisedimet me markën e argëtimit për një shou të ri televiziv dhe Victoria është e bindur se shfaqja do të jetë ‘një hit’.
“Coming to America nuk punonte vërtet në mënyrën se si kishim shpresuar, por një shfaqje që shfaq të gjitha Beckhamët, përfshirë fëmijët, është diçka tjetër “, tha një ndër shefat ekzekutiv të NBC-së, Stephen Burke.
Megjithatë, një prej zëdhënësve të Beckhamëve ka mohuar për Daily Mail këtë lajm duke thënë se çifti për asnjë çmim nuk do ta ekspozojnë jetën private për publikun.
Kujtojmë se në saje të “Keeping Up with the Kardashians”, familja Kardashian në total ka fituar rreth 110 milionë euro në vitin e kaluar.
Ndryshe, 43-vjeçarja po vazhdon me sukses punën si kreatore e modës ndërsa 42-vjeçari po shijon jetën e të qeni prindër. /Telegrafi/