Telegrafi

Beckham uron Zidanen: Hala Madrid, e meriton trofeun (Foto)

Legjendari David Beckham ia ka uruar triumfin në Ligën e Kampionëve si trajner Zinedine Zidanes.

Becks dhe Zizou ishin bashklojtarë te Real Madridi në epokën e galaktikëve, teksa shoqëria mes tyre është e gjallë edhe një dekadë më vonë.

Zidane e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve tash si trajner dhe sigurisht se ka pasuar urimi nga miku David Beckham, shkruan Telegrafi.

Duhet ta lexoni: Presidenti i Realit ua dedikon trofeun muslimanëve të vrarë nga ISIS

“Përgëzime shoku im, kjo nuk ka mundur t’i ndodhë ndonjë personi më të mirë dhe më pasionant se sa ti. Hala Madrid”, u shpreh Becks në postimin e tij në Instagram.

Ky ishte trofeu i 11-të në historinë e Real Madridit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/