Telegrafi

Beckham të fitojë kontratë të re te PSG?

Ish-mesfushori i Manchester United ka kontratë me skuadrën franceze deri në fund të sezonit, por mund ta vazhdojë atë.

“Transferimi i David ishte një prej vendimeve më të mira të mia. Si njeri, lojtar, ambasador, ai është i jashtëzakonshëm. Çdokush e pëlqen atë”.

“Ne do të bisedojmë me të. Çfarëdo të jetë vendimi i tij, ne do ta mbështesim David. Ai është shumë i lumtur në Paris. Sinqerisht, ne duam ta mbajmë atë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Al-Khelaifi. /Telegrafi/