Telegrafi

Beckham, tatuazh në kinezishten tradicionale (Video)

Gjatë bisedës me studentët e Universitetit në Pekin, mesfushori i PSG-së ka ngritur këmishën për të treguar tatuazhin nën të.

“Jeta dhe vdekja janë të përcaktuara nga fati, ndërsa grada dhe pasuria janë të dekretuara nga qielli”, shkruan në kinezisht në tatuazhin e Becks.

37-vjeçari gjendet për vizitë pesëditore në Kinë, ndërsa ai është i njohur si një admirues i tatuazheve. Ndërkaq, ky i fundit e ka bërë shumë të pëlqyer te fansat kinezë. /Telegrafi/