Telegrafi

Beckham shpreson të kthehet te Milan

Beckham la përshtypje pozitive gjatë qëndrimit gjashtëmujor te Rossonerët, ndërsa trajneri i ri i Milanit, Leonardo, shpreson që anglezi të kthehet në San Siro.
Tottenham Hotspur, Manchester City dhe Chelsea, janë skuadrat tjera të cilat dëshirojnë shërbimet e ish- mesfushorit të Manchester United, mirëpo Beckham shpreson se pas përfundimit të sezonit në MLS do të kthehet te Milan.

“Shpresoj se do të luaj për Milanin. Milani ka mbetur në zemrën time dhe jam i bindur se do të bashkohemi sërish në nëntor”, ka thënë Beckham për faqen zyrtare të Rossonerëve.