Mirëpo, pas një paraqitje të mirë dhe argëtuese që pati anglezi duke luajtur krahas yjeve, si Kaka, Ronaldinho, Pirlo dhe Maldini, ai vendosi ta zgjaste qëndrimin e tij deri në fund të sezonit, duke i hidhëruar kështu tifozët e LA Galaxy, të cilët e konsiderojnë si ‘tradhëtar’.
Ndërsa tani Beckham do të kthehet sërish te skuadra e tij dhe shpreson që ta fitojë sërish simpatinë e tifozëve të skuadrës amerikane.
“Shpresoj që të më duan kur të kthehem, mirëpo asnjëherë nuk mund të jesh i sigurt”, ka thënë Beckham për “Los Angeles Times”.