Telegrafi

Beckham rikthehet te Milani

Beckham është lidhur vazhdimisht me një rikthim në formë huazimi te Milani, kjo për të përmirësuar shanset e tij për të qenë pjesë e ekipit të Fabio Capello në Kupën Botërore Afrika e Jugut 2010.

“Marrëveshja për David Beckham është kompletuar. Brenda disa orësh ne dhe Galaxy edhe zyrtarisht do ta zbulojmë këtë. Vetëm po presim edhe dokumentet e fundit, por konfirmoj se ai do të kthehet në Milan”, ka thënë Beckham.

Beckham erdhi në San Siro si huazim nga LA Galaxy edhe në janarin e kaluar, fillimisht për tre muaj, por pasi la mbresa me paraqitjet e tij e vazhdoi qëndrimin deri në fund të sezonit të Serie A./Telegrafi/