Telegrafi

Beckham premton rikthim në LA Galaxy

Beckham nga janari do të jetë pjesë e Milanit ku do të luajë në gjysmën dytë të sezonit, në përpjekje për të treguar lojëra të mira dhe për të siguruar vend në kombëtaren angleze për kampionatin botëror të radhës.

“Gjithmonë kam thënë se do të rikthehem sërish. Do të rikthehem pas Kupës Botërore, nëse me shpresa do të jem në përbërjen e Anglisë. Do të rikthehem këtu në mes të muajit korrik”, ka thënë Beckham./Telegrafi/