Ish-ylli i futbollit, David Beckham, e ka pranuar sfidën e regjisorit filmik, Guy Ritchie dhe për 22 ditë do të bëjë nga 22 ‘pompa’.
Ai e ka publikuar disa video në Instagram duke treguar se është nominuar nga miku i tij i madh, prandaj e ka pranuar sfidën.
“Çdo ditë do të bëj nga 22 pompa”, ka thënë Beckham.
Qëllimi i kësaj sfide është për të ngritur vetëdijen për efektin rraskapitës të PTSD (stresi postraumatik) në jetën e njerëzve.
Për më shumë, Beckham ka treguar se është në formë të shkëlqyer fizike, përkundër se nuk merret më me sportin e tij të preferuar. /Telegrafi/