Telegrafi

Beckham në Botëror?

Daily Mail shkruan se rëndësia e Beckham për kombëtaren është aq e madhe sa menaxheri Capello e ka ftuar ish-kapitenin e lënduar t’i bashkohet ekipit prej 23 lojtarësh për Afrikën e Jugut.

Frika se ylli i LA Galaxy me këtë lëndim i ka dhënë fund lojës kualitative është mohuar nga stafi i Anglisë dhe nga miqtë e afërt të lojtarit. Capello dje ka thënë se ai pret që mesfushori të luajë gjatë kualifikimeve për Euro 2012 në muajin shtator.

Por, italiani thuhet se ka kërkuar nga mesfushori të jetë pjesë e ekipit në Botëror edhe pse nuk do ta angazhojë atë në fushë. Prania e Beckham do të ishte me ndikim pozitiv dhe ai do të sjellje në ekip përvojën e tre turneve të kaluar botëror./Telegrafi/