Telegrafi

Beckham: Milani mund ta mposhtë Manchesterin

Beckham do të rikthehet në Old Trafford të mërkurën me Milanin në kuadër të takimit të dytë të kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, dhe është optimist se rosonerët mund ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, 3-2.

“Ne mund të fitojmë atje. Të shënojmë dy gola në Old Trafford do të jetë vështirë, por nuk është e pamundshme. Ne do të fokusohemi. Do të jetë një mbrëmje shumë emocionale për mua”, ka thënë Beckham./Telegrafi/