David Beckham ka mahnitur së fundmi në një fotografi të publikuar në rrjetet e tij sociale, ku shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme.
Ish-futbollisti, 49 vjeç, tronditi fansat kur postoi një foto për të zbuluar rutinën e tij të stërvitjes.
Ai tregoi fizikun e tij të mrekullueshëm, gjersa mbante një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu.
Kjo nuk është hera e parë që fansat mbeten të shokuar nga pamja e ish-futbollistit.
Të enjten, ish-futbollisti anglez tregoi pamjen rinore gjatë xhirimeve të një reklame të re për ‘Bowers & Wilkins Pi6’.
Pronari i Inter Miami FC dukej në humor të mirë, i cili gjithashtu ndau video nga prapaskenat.
Fansat reaguan shpejtë në komente duke bërë shaka se babai i katër fëmijëve thjesht ‘nuk plaket’ dhe pyetën se si po bëhet ‘gjithnjë e më i pashëm’. /Telegrafi/